Italia ka stadiumet më të vjetër mes ligave më të forta në Europë. Gazeta “Marca” shkruan se mesatarja e tyre është 70 vjet. Në këtë përllogaritje vlerësohet viti i ndërtimit të çdo arene ku më të hershmit janë stadimet e Xhenovas dhe Milanos të hapur respektivisht në 1911 dhe 1926.
Në këtë listim nuk vlerësohen rinovimet. Me përjashtim të Juventus Stadium, të gjithë të tjerët në Serie A janë ndërtuar shekullin e kaluar.
Klasifikimi i kampionateve sipas vjetërsisë së stadiumeve vijon me La Liga, Ligën Franceze dhe Premier League.