Real Madrid ishte pranë blerjes se Julian Draxler. Mesfushori gjerman pëlqehej nga Florentino Perez dhe ishte gati të paguante 45 milionë euro për gjermanin.
Siç raporton “Don Balon”, ka qenë trajneri Zidan ai që ka bllokuar transferimin e tij për në Madrid. Tekniku francez ka të tjera synime në merkato dhe Draxler nuk ësht në listën e tij.
Në këtë mënyrë Real Madrid nuk do të blejë mesfushorin gjerman. Tashmë sytë e drejtuesve të klubit janë nga lojtarë si Hazard, Mane apo dhe Mbappe e Icardi.