Gerhard Progni u përfol si përforcimi i fundit i të kuqve në këtë merkato dimri. Megjithatë mesfushori i njohur në Superiore duket se ka zgjedhur një skuadër tjetër për dy fazat e ardhshme. Bëhet fjalë për Teutën, e cila ka rënë parimisht dakord me 30-vjeçarin.
Sot, ai pritet të firmosë me skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani, ku do të japë kontributin e tij për pjesën e mbetur të sezonit. Kujtojmë që Progni ishte në Azerbajxhan, ku luajti me Zirën, por tashmë ai ka vendosur të vijojë sërish aventurën në Superiore.