Eduart Rroca do të vijojë të jetë pjesë e Luftëtarit. Emri i mesfushorit të njohur ishte përfolur përgjatë këtyre ditëve për një transferim të mundshëm në ekipin e Partizanit ose të Tiranës. Lojtari i Luftëtarit shihej si element i rëndësishëm nga ekipet e kryeqytetit, por ai sot i ka habitur të gjithë teksa ka vendosur të qëndrojë në Gjirokastër.
Skuadra e Luftëtarit luan në Europa League dhe pikërisht në këto sfida që do të shërbejnë si vitrinë për cilësitë e tij, ai pritet të japë maksimumin. Pritet me interes të mësohet nëse Rroca do të qëndrojë në Gjirokastër apo për të do të vijë ndonjë ofertë europiane.