Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore për një edicion të ri. Ky takim i parë pas Europianit përkon me inagurimin e stadiumit “Loro Boriçi”, një impiant modern i rikonceptuar dhe rikonstruktuar plotësisht brënda vitit. Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, por për ta parë nga afër këtë takim duket të mos jetë i tillë. Kurioziteti është i madh për impiantin e ri ndërkohë që për të parë miqësoren nuk rezulton i tillë. Vetëm 4 mijë bileta të shitura për ditën e parë të stadiumit… Një shifër shumë e ulët që ngre dyshime për zgjedhjen e bërë nga FSHF. Maroku mund të jetë një skuadër cilësore por një zgjedhje e gabuar për ditën e parë të stadiumit më të madh e më modern në Shqipëri. Fjalët kanë nisur të thuhen. Mbrëmja do të japë përgjigje.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.