Ish-trajneri i Shqipërisë Astrit Hafizi nuk mendon se kjo fitore ndaj Andorrës duhet të festohet si sukses madhor. Ai ironizoi duke thënë se kundërshtarin tonë të sotëm mund ta mundte po të ishte trajner dhe përgjegjësi i veshjes së Kombëtares Fatos Kadëmi.
“Duhet të kritikojmë mënyrën e lojës. Andorrën e mundnim po të merrnim trajnerin edhe Fatosin që merret me fanelat dhe veshjet e Kombëtares. Problemi është si ta krijojmë stilin e lojës, sepse jemi shumë larg.
Kishim 30 minuta që kishim vështirësi. Uzuni ende duhet të futet me grupin. Duhet të kalojnë më shumë lojtarë nga Shpresat. Nuk kishim asnjë të Shpresave, përveç Myrto Uzunit. Kemi nevojë për lojtarë të rinj”, përfundoi Hafizi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.