Trajneri i njohur i volejbollit që shkruajti histori me ekipin e Dinamos për meshkuj, Vangjel Koja, feston sot 85-vjetorin e lindjes së tij. Sigurish, urimet në adresim të profesorit të njohur qenë të shumta, por një urim special për të ka ardhur nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Pak minuta më parë, Ilir Meta ka postuar disa foto ku shihet së bashku me trajnerin e njohur të volejbollit, duke e uruar këtë të fundit për 85-vjetorin e tij të lindjes.
“Sot me Profesor Vangjel Kojën, trajnerin kampion të volejbollit tonë, për t’i uruar 85-vjetorin e ditëlindjes dhe për t’i shprehur mirënjohjen më të thellë për arritjet historike të volejbollit në të kaluarën. Tradita e shkëlqyer në volejboll kërkon më shumë mbështetje për ta rikthyer këtë sport jo vetëm në pjesë të krenarisë kombëtare, por edhe duke përfshirë më shumë fëmijët e të rinjtë në këtë sport të bukur e me frymë ekipi”, shkruan Presidenti i vendit në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook.