Ish-trajneri i Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld ka folur mbi thashethemet që dërgojnë Cristiano Ronaldon te kampionët e Bundesligës.
Sipas tij, kalimi i Ronaldos te Bayern do të sillte çekuilibrim të balancave në skuadrën bavareze.
“Kur i dëgjova thashethemet se Bayern Munchen kërkon Ronaldon nisa të qesh. Më duket e pamundur të ndodhë një gjë e tillë.
Blerja e Ronaldos do të ishte një dhuratë e bukur për tifozët bavarezë, por nuk mendoj se do të ndodhë.
Sulmuesi portugez do të çekuilibronte balancat brenda ekipit, për shkak të rrogës së lartë që do të kërkonte nëse firmos me Bayern Munchen.
Kjo pasi agjentët e futbollistëve të tjerë do të kërkonin rritje rroge për klientët e tyre.
Presidenti Uli Hoeness nuk do ta bënte një gjë të tillë, sepse sjell rrezik”, tha ish-trajneri i Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld, fitues i Champions League me bavarezët në vitin 2001.