Prishtina ka zyrtarizuar sot pasdite futbollistin më të ri të saj. Sulmuesi Mario Morina do të luajë nga sezon me skuadrën e kryeqytetit të Kosovës. 25-vjeçari ka patur një karrierë të pasur ku është aktivizuar me disa prej ekipeve më të mira të Superligës shqiptare me Skënderbeun, Tiranën, Flamurtarin dhe Kukësin, por dhe me Kamzën.
Lajmi është publikuar nga vetë skuadra e Prishtinës në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.
” Sulmuesi Marjo Morina nënshkruan me Prishtinën. 131 ndeshje në Kategorinë Superiore – 26 gola
Prishtinë, 15 gusht 2018 – Mario Morina, 25 vjeç, i lindur në Tiranë më 16.10.1992, i gjatë 176 cm, sulmuesi këmbëshpejtë nga sot është pjesë e Prishtinës. Futbollisti me 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në Kategorinë e parë, do të provoj që me Prishtinën të ktheëj famën që kishte nga viti 2010 deri më 2017. Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit të Vlorës, Kukësit, Kamzës, Besës së Kavajës dhe së fundi i Dinamo Tiranës, pritet që gradualisht pas përmirësimit të konditave fizike të jetë pjesë që do të ndihmoj skuadrën drejt rikthimit të titullit në kryeqendër.
Nga statistikat e frikshme që ka pasur Morina në kampionatin shqiptar, në vitin 2017-2018 kishte përfunduar në Kategorinë e parë dhe Mario me trajnerin Josa që e njeh shumë mirë, do të provoj t’i rikthehet lavdisë së tij duke i harruar problemet personale që ka pasur së fundi, dhe i cili thekson:
‘Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë. Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar nga Supersporti që i jep andej, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe. Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lartë që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë. Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që sëbashku të bëjmë gjëra të bukura’, ka thënë, Marjo Morina.”