Arbër Abilaliaj është i ftuar në emisionin “Studio Rusi 2018” në Radio Televizionin Shqiptar. Ish-sulmuesi i njohur i kampionatit shqiptar tregoi se si e parashikon këtë Botëror.
Abilaliaj ka një dëshirë të veçantë: Sfidat të zgjidhen në momentet e fundit për një emocion më të madh.
“Do të jetë një botëror fantastik. Uroj që të jenë ndeshje të arrira dhe të zgjidhen në momentet e fundit. Kështu si ka nisur me festë, shpresoj që të jetë edhe mbyllja e tij”, deklaroi Arbër Abilaliaj.