Sergio Junior është lojtari më i ri i Shkupit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe sot është prezantuar në ambientet e klubit maqedonas.
Kujtojmë që më parë 23-vjeçari ka luajtur për Hajvalinë, Skënderbeun, Laçin. Sezonin e shkuar ishte pjesë e Rabotniçkit, teksa u huazua nga ekipi korçar. Me Skënderbeun dhe Laçin, ai është aktivizuar në 36 ndeshje duke shënuar 4 gola.