Ish-shqiptari i Mariborit “informator” i Partizanit : Kujdes me sllovenët
Për ish-sulmuesin e Mariborit dhe kombëtares së Shqipërisë Kliton Bozgo, Partizani nuk duhet ta neglizhojë aspak kundërshtarin slloven. 46-vjeccari ka folur për takimin e parë të Europa LEAGU midis “demave” dhe Mariborit dhe ka theksuar se sllovenët janë një ekip kompakt që dinë të përfitojnë shumë mirë nga gabimet e kundërshtarëve.
Edhe pse të dyja ekipet kanë pësuar ndryshime në nivelin e lojës dhe në përbërje me kalimin e viteve, sipas Bozgos Partizani duhet t’i marrë të gjitha masat për t’u përballur me sllovenët, që kanë aktiv gjatë viteve të fundit në kompeticionet europiane. Madje Maribor janë befasuar që “Të kuqtë” nuk ka publikuar programin e axhendën e tyre papapërgatitore, pasi duan të njihen mirë me ekipin shqiptar.
Në përfundim, ish-sulmuesi beratas zgjedh si rezultatin më premtues për ndeshjen e parë 0-0, pasi Partizani duhet të mendojë të pësojë gol.