Bledi Shkëmbi u largua para pak ditësh nga drejtimi i Lirisë së Prizrenit. Pas një sezoni të zhvilluar në futtbollin kosovar, ish-mesfushori vendosi që në fund të tij të ikte. Por duket se rrugën e trajnerit do ndjekë edhe portieri Edvan Bakaj. Ish-gardiani i Tiranes ka përshëndetur të gjithë për mundësinë që i dhanë të luante te Liria.
Ai shkruan: ” Faleminderit Mirsad Çollaku per mundesin per te vesh bluzen e LIRIA FC Faleminderit stafit teknik Bledi Shkembi Iris Selimi Bekim Bakaj Alban Shala per besimin. Faleminderit Blerim Zherka per punen e palodhur me ne portieret. Faleminderit shoket e skuadres per cdo gje qe kaluam bashke. Faleminderit Amir Memedaliu dhe Selim Halilaj per punen e palodhur ne zhveshtore.Faleminderit tifozet e prizrenit per mbeshtetjen. Ishte kenaqesi e madhe qe isha pjese e ktij klubi. #RESPEKTE.”