Etrit Berisha u dha në huazim nga Lazio tek Atalanta pak ditë më parë, ndërsa kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar nga disa figura të sportit në Itali. Është ish-portieri i Juventusit, Marko Storari, ai që bën analizën e kësaj situate, ndërsa thekson se Lazio nuk ka menduar për të ardhmen, por vetëm për të tashmen.
“Lacio në këtë sezon do të luajë të gjithë kartat që ka në dispozicion për të arritur në Europë. Ka varur shpresat në këtë sezon te Marketi në portë dhe Imobile në sulm. Në këtë mënyrë ka garantuar të tashmen, ndërsa ka programuar të ardhmen me Berishën, i cili do të kthehet nga huazimi te Atalanta”, u shpreh i sigurt ish-portieri i Juventusit për ‘Radio Incontro Olympia'”, përfundoi ish-portieri i Juventusit.