Ish-mesfushori i Partizanit, që aktualisht është pjesë e skuadrës së Reggin-ës në Serie C në Italia, ka folur për mikrofonin e “TuttoC.com”, ku ka komentuar ecurinë e skuadrës ku ai aktivizohet momentalisht, duke thurur elozhe për trajnerin e skuadrës, Agenore Maurizi.
“Unë mendon që kampionati ka qenë në përputhje me pritshmëritë. Kam gjetur një grup me shumë të rinj, me elementë të tjerë lidhur me eksperiencën, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e ekipit shumë shpejt dhe integruar mjaft mirë në të njëjtën kohë. Trajnerin Mauzio e njoh prej vitesh. Ka ide të rëndësishme. Është ndër trajnerët më të mirë që kam takuar. Ka një mentalitet loje që ndoshta në Serie C nuk e ka dikush tjetër. Konceptet e tij për lojën janë fantastike”, është shprehur La Camera. /NEWSPORT.AL/