Julian Ahmataj është i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në “Ora News”.
Ish-lojtari i Tiranës, për sa i përket çështjes së kërkesës që ka bërë Partizani për të marrë tri pikët në tavolinë për sfidën ndaj bardhebluve u shpreh: “Nëse të kuqtë marrin tri pikët, atëherë një gjë e tillë do të bëhet precendent. Do të ketë shumë episode të ngjashme, ku njerëz të ndryshëm do gjëmojnë kabujt e energjisë elektrike për t’i prerë dhe më pas të marrin pikët në tavolinë”, deklaroi Ahmataj.