Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Lirisë së Prizërenit në Superligën e Kosovës.
Ish-kapiteni i Skënderbeut do të nisë tashmë një aventurë të re si trajner, pas eksperiencës si ndihmës i Xhemal Mustedanagiç në Kombëtaren U-17.
Mediat në Kosovë raportojnë se marrëveshja mes Bledi Shkëmbit dhe drejtuesve të Lirisë së Prizërenit është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.