Ish-futbollisti i Vllaznisë, Jasir Selmani, është larguar nga ekipi norvegjez i Fc Follo, pas vetëm 5 muajsh atje.
Skuadra e tij ra në një kategori më poshtë dhe si pasojë drejtuesit vendosën që të largonin disa lojtarë, për të kufizuar buxhetin.
26 vjeçari pranoi që të prishë marrëveshjen dhe është larguar nga Norvegjia.
Mesfushori është në kërim të një klubi të ri, teksa me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën e tij në Maqedoni, Kosovë, ose Shqipëri.