Senati gjyqësor austriak ka hetuar një ish-futbollist të kombëtares kuqezi, i cili është dënuar me 10 muaj burg dhe 1200 euro gjobë për shkak të trukimit të ndeshjeve të luajtura në Bundesligën Gjermani.
Mediat austriake nuk japin të dhëna rreth emrit të lojtarit, por ato japin të dhënat se ai është i lindur në vitin 1970, ka luajtur 60 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka luajtur në Gjermani. Emri nuk bëhet i ditur, por në këto vite në shtetin gjerman, ndërsa pritet që të ketë një deklaratë tjetër për të qartësuar situatën.
“Një ish-futbollist i lindur më 1970 është akuzuar se ka manipuluar në lidhje me tri ndeshje futbolli përmes marrëveshjeve me lojtarët e futbollit, që kanë kontribuar në sezonin 2010-2011 për një mashtrim me baste, duke ngritur fondet dhe duke vepruar si një ndërlidhës i parave (flitet për një lojë me vlerë prej më shumë se 50.000 euro). 45-vjeçari ishte një korrier i parave dhe përkthyes, pjesë e rrjetit mashtrues të rastit “Dominique Taboga”. Sot, e enjte, 45-vjeçari kishte për t’iu përgjigjur “Landesgericht Klagenfurt”, gjykatës krahinore, posaçërisht Senatit Aldermen, i kryesuar nga gjykatësi Gerhard Pollinger.
Para gjyqtarit Pollinger, i pandehuri e konsideroi veten të pafajshëm, se nuk ka marrë një qindarkë për aktivitetetin e pretenduar të veprimeve. Pas një konsultimi të shkurtër, Senati Aldermen mori vendimin: dhjetë muaj burgim me kusht për tre vjet dhe 1200 euro gjobë. I pandehuri mori vendimin, prokurori nuk ka dhënë asnjë shpjegim, kështu që vendimi nuk është ende i formës së prerë,” – thuhet në shkrimin e “kleinezeitung.at”