Shit-blerja e ndeshjeve është kthyer në një problem mjaft të madh për botën e sportit, me skuadra të ndryshme që blejnë dhe shesin ndeshje për arsye dhe shuma të çmendura. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe ish-presidenti i Olympique de Marseille, Bernard Tapie.
Në një artikull të publikuar nga “Le Monde”, Marc Fratani, një ish-bashkëpunëtor i Tapie, akuzoi ish-ministrin se gjatë kohës që ishte president i Marseille ka blerë arbitra dhe droguar futbollistët e skuadrave rivale gjatë periudhës 10-vjeçare kur udhëhiqte skuadrën më të suksesshme në Francë.
Në tregimin e Fratani, ai pohoi se Tapie ka arritur të
korruptojë edhe arbitrin e takimit, Marseille-PSG, e zhvilluar rreth 25 vite më
parë. Por jo vetëm kaq, ai shtoi se Tapie drogoi droguar futbollistët e PSG, duke injektuar një substancë të
ndaluar në shishet plastike të ujit
“Një herë kam marrë
pjesë në blerjen e një arbitri. Ishte një ndeshje kundër PSG në Paris. Një
ditë pas ndeshjes isha me atë në një vend diskret ku kishim rënë dakord. Në atë
ndeshje kundërshtari u destabilizua edhe nga përdorimi i drogës, substancës
Haldol, që e injektuam me shiringë në shishet e tyre të ujit dhe u siguruam që
ata konsumuan gjithçka të manipuluar“, deklaroi ish-deputeti i
parlamentit.