Ish-arbitri në futbollin shqiptar, Bujar Pregja i ftuar në emisionin “Pressing” të Gerti Çarçanit ka folur për nivelin e arbitrave në Kategorinë Superiore. Pregja është shprehur se niveli i tyre është rritur në krahasim me sezonet e kaluara. Gjitashtu ish-arbitri ka folur dhe rastin e penalltisë së Laçit ndaj Partizanit.
“Niveli i arbitrave është rritur ndjeshëm me disa vite më parë. Nëse më duhej të rendisja skuadrën e arbitrave do e rëndësisja edhe më lart se Partizani”, u shpreh Bujar Pregja.
“Normalisht që kontakti mes mbrojtësit së Partizanit dhe atij të Laçit është jashtë zone. Është detyra e asisitenti për faullin jashtë zonës. Gjyqtari ka marr sinjalizimin nga asistenti për një faull brenda zonë dhe për këtë aryse e ka dhënë penallti”.