Pritja e organizuar gjatë ditës së sotme për lojtarët e ardhur nga Franca, nuk i ka pëlqyer aspak Blendi Fevziut. Në profilin e tij në facebook, moderatori i emisionit “Opinion” ironizon atë çfarë ka ndodhur sot dhe rikujton të shkuarën që nuk është trajtuar në mënyrë të tilllë.
“Le t’i kujtojmë edhe keta që luajtën me fanelat kuq e zi.Ishin djem të talentuar. Luajtën me gjithë shpirt për vite me rradhë. Kishin vetëm një fanelë që e lanin dhe e benin gati për ndeshjen tjetër. Këpucët e garës i rregullonin shpesh tek kepucari i lagjes. Kur udhëtonin jashtë merrnin dietë 2 dollarë në ditë. Dhe duhet të ishin gjithnjë grup nën sytë e kujdesshëm të sigurimit. Nuk ju dha njeri as pasaportë shërbimi dhe as ju beri ceremoni zyrtare. Ne kufi i priste doganieri që ju numëronte corapet që kishin sjellë. Patën vetëm një privilegj. Nuk i hipi njeri në autobuz t’i shëtiste nga një zyrë në tjetrën në temperaturen 40 gradë”