“Lojtarët do të marrin shumë shpejt rrogat dhe gjithashtu do t’iu bëj një dhuratë shumë të bukur”, u shpreh administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi pas ndeshjes kundër Vllaznisë pak ditë më parë.
Por, përveç 5 rrogave të prapambeturave, të cilat herët a vonë do të merreshin nga futbollistët e ekipit vlonjat, shumë pak, për të mos thënë askush nuk do ta besonte se dhurata do të ishte me vlerën e 300 milionë lekëve.
Kaq kushtoi autobusi i Flamurtarit, një surprizë e bukur e Idrizit për lojtarët e tij, të cilët tashmë do të kenë mundësi të udhëtojnë në transferta me një mjet komod, që ofron kushte shumë optimale.