Sulmuesi 23-vjeçar Ardit Hoxhaj ka përfunduar eksperiencën e tij te Flamurtari në Vlorë ku ishte i i huazuar për një vit për të kaluar sërish te Skënderbeu, klub i cili zotëron dhe kartonin e lojtarit vlonjat.
Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Hoxhaj ka treguar shumë detaje, nisur nga eksperienca te vlonjatët, oferatat që kanë ardhur në drejtim të tij dhe mbyllur me kalimin te Skënderbeu. 23-vjeçari ka komentuar dhe vendimin e CAS-it lidhur me pezullimin e Skënderbeut me 1- vjet nga Europa, vendim për të cilin është besimplotë se do ndryshojë në muajin dhjetor.
I pyetur lidhur me kalimin e Ilir Dajës nga Korça në vlorë, sulmuesi nuk ka dashur të komentojë, duke lënë gjithçka ashtu sikurse është aktualisht.
– Ju sapo keni përfunduar huazimin te Flamurtari dhe jeni rikthyer te Skënderbeu, pse kjo zgjedhje?
Skënderbeu dihet që është klubi që ka investuar për kartonin tim dhe jam nën kontratë edhe për një vit me Skënderbeun.
– A ishte dëshirë dhe e juaja për t’u rikthyer në Korçë apo ishte vendim i klubit, nisur nga situata e krijuar së fundmi në kampin bardhekuq?
Ka qenë dëshirë e të dyja palëve që unë të qendroja në Korçë. Besoj se ka ardhur momenti që të bëhem protagonist me këtë fanelë, të luaj sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin.
– A mendoni se do arrini të tregoni vlerat tuaja te Skënderbeu, kur dihet që kjo skuadër nuk do marrë – pjesë në Europë?
Mendoj se këtë vit me shumë punë dhe duke patur minutazh në dispozicion, do arrij të tregoj vlerat e mia si fubollist. Pavarësisht se Skënderbeu nuk luan në Europë, të gjithë e dinë kush është Skënderbeu në Europë. Vetëm Skënderbeu arrin të bëjë transefrime të sukseshme në Europë dhe me shifra rekord për kampionatin tonë.
– A ka patur interes nga skuadra të tjera, qoftë brenda apo jashtë vendit për ju?
Kanë qenë disa skuadra që janë interesuar për mua këtu në Shqipëri.
– A ka detaje të reja që mund të na zbuloni lidhur me të ardhmen tuaj?
Ka patur edhe disa menaxherë të huaj që janë interesuar, por që mbas një bisede që kam bërë me trajnerin aktual të Skënderbeut, Orges Shehin, kam vendosur që të rri te Skënderbeu.
– Sezoni që kaluat te Flamurtari ishte për t’u harruar, çfarë mendoni se nuk shkoi këtë sezon që lamë pas?
Nuk mund të them se ishte një sezon për t’u harruar te Flamurtari. Po t’i shikojmë gjërat me pozitivitet, do arrijmë të kuptojmë që këtë vit Flamurtari kishte një grup shumë të mirë dhe elementë shumë të mirë që duhet të jenë baza e ekipit për këtë sezon të ri futbollistik.
– A mendoni se skuadra vlonjate do jetë një ndër konkuretët më të fortë për sezonin e ri?
Mendoj se Flamurtari do jetë një skuadër e fortë për këtë vit pasi aty çdo vit nuk mungojnë investimet.
– Organizimi te vlonjatët, mendoni se ka diçka që nuk shkon?
Çfarë nuk shkoi e ka deklaruar dhe trajneri jonë në atë kohë pasi u largua. Mendoj se mbas janarit u prishën ekulibrat në ekip. Flamurtari është nj klub i mirëorganizuar. Është një klub që nuk ka presion nga presidenca dhe tifozët. Nuk mendoj se ka qënë organizimi i klubit arsyeja e dështimit.
– E ardhmja e Skënderbeut është ende në pikëpytje pasi të gjithë po presin muajin dhjetor për të pritur fjalën e fundit. A keni një koment lidhur me këtë gjë?
Mendoj se Skënderbeu do arrijë të tregojë pafajësinë e tij në CAS dhe do të fitojë. Kjo do jetë edhe një gjë shumë e mirë jo vetëm për ne por edhe për futbollin shqiptar.
– A mendoni se CAS-i do ndryshojë vendimin në dhjetor? Nëse jo, a keni menduar për të ardhmen tuaj pas rikthimit në kampin korçar?
E ardhmja ime nuk ka lidhje me CAS-in. Më intereson të luaj në fushën e lojës dhe të tregoj vlerat e mia. Dua ta përdor si trampolinë këtë vit. Të luaj sa më shumë dhe të bëj sa më mirë në kampionat duke shenuar dhe ndihmuar ekipin edhe më pas të luaj jashtë vendit. Pasi dihet që mungesa e aktivizimit në mënyrë të rregullt na ka penalizuar shumë këto kohë për të nisur një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
– Dicka të fundit për tifozerinë vlonjate, pasi ju sapo jeni larguar nga Vlora por jeni mbështetur gjithmonë nga këta të fundit, madje dhe atëherë kur gjërat nuk kanë shkuar mirë…
Lidhja ime me tifozerin është disi me e veçantë, pasi ata më kanë mbështetur që në hapat e parë të karrierës time. Me tifogrupin “Flota Kuqezi” kam shumë raporte të mira. Me disa pjestarë të tyre kam marrëdhenie shoqërore, pasi jemi edhe bashkëmoshatarë.
– A keni një koment lidhur me lëvizjen e Ilir Dajës nga Korça në Vlorë?
Nuk më pëlqen ta komentoj levizjen e trajnerit Ilir Daja. /Newsport.al/