Kukësi ka mundur të kalojë në fazën tjetër të Champions Leagues, duke firmosur kështu sukesin e parë në arenën ndërkombëtare. Barazimi 1-1 ndaj Vallettës në ndeshjen e kthimit në turin e parë ka bërë që nënkampionët e Shqipërisë të vazhdojnë më tej ëndrrën Europiane.
Lidhur me këtë sukses të arritur, pritshëmëritë për turët e ardhshme dhe kampionatin ka folur kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti. Gjirokastriti ka zbuluar disa detaje interesante në intevistën ekskluzive që ka dhënë së fundmi për Newsport.al.
Shameti flet edhe për të ardhmen e kampionatit, ku nuk harro të theksojë se Skënderbeu do bëjë një punë të mirë edicionin e ardhshëm edhe pse për momentin gjendet në vështirësi.
– Kukësi kaloi në turin tjetër të Champions Leagues, e prisnit këtë sukses duke ditur që kundërshtari nuk ishte dhe aq i lehtë?
Nga shorti u gezuam që na ra një ekip maltez, por fusha tregoi që asnjë ekip s’është i lehtë për tu kaluar.
– Hapi i radhës për ju veshtirësohet, mendoni se do ia dilni edhe këtë herë për të shkuar më tej?
Ne kemi një javë kohë për tu përgatitur për këtë tur, që me thënë të drejtën ka një shkallë shumë të lartë vështirësie, por do bëjmë maksimumin për ta kaluar.
– Largimi i Peter Pacultit dhe emërimi i Armando Cungut në krye të ekipit, keni një koment?
Jo s’kam asnjë koment për ndërrimin e tajnerëve sepse s’janë gjëra që më përkasin mua.
– U tha qe presidenti Safet Gjici kishte menduar një premio për kalimin e këtij turi, por u konfirmua se e ka shtyrë për suksesin e radhës?
Presidenti është shumë korrekt në të tilla raste.
– Superligë, cili mendoni se do të jetë kundërshtari juaj për tu shpallur kampion i mundshëm?
Është shumë shpejt për të folur për kampionatin sepse kemi akoma rrugë për ndeshjet në Europë, tek të cilat duhet të fokusohemi.
– Mendoni se Skënderbeu do jetë në të njëjtin nivel si vitin e shkuar?
Skënderbeu është një prej ekipeve elitare, tashmë përpos problematikës që ka, mendoj se do bëjë një kampionat të mirë.
– Merkatoja? Mendoni se Kukësi ka nevojë për përforcime të tjera, duke ditur që ka humbur lojtarë cilesore në këtë merkato?
Sa më shumë të ecim në Europë, aq më shumë lojtarë cilesorë i duhen ekipit, detaj për të cilin po mendon klubi.
– Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë tjetër te nënkampionet për të ngritur Kupën në fund të sezonit?
Thjesht të vazhdojmë të bëjmë mirë në Europë, të kolaudohemi sa më mirë si ekip edhe suksesi me kampionët do të jetë i pashmagshëm. /NEWSPORT.AL/