Në konferëncën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Tiranës, kapiteni Orges Shehi është shprehur optimist për arritjen e objektivave të klubit por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga lojtarët të mobilizohen maksimalisht në ndeshjen e radhës dhe më pas të mendohet për rivalët.
Intervista e dhënë nga ana e portierit të Skënderbeut është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të klubit në internet, ndërsa Shehi ka deklaruar se çështja e titullit kampion varet vetëm nga këmbët e skuadrës ku ai bën pjesë.
DËMTIMET – “Unë mendoj që janë pjesë e futbollit pasi të gjitha skuadrat përballen me të tilla probleme, disa për shkaqe shëndetësore dhe disa për arsye dëmtimesh, por e rëndësishme është që disa lojtarë u vendosën dje nën drejtimin e trajnerit dhe të tjerët do vendosen sot, kshuqë do jenë të gatshëm për ndeshjen nesër”
TIRANA – “Pavarësisht pikëve dhe pozicioneve në rënditje mendoj se është ndeshje mjaft e fortë pasi kemi përballë një kundërshtari që gjithmonë na ka vendosur në vështirësi. Mendoj që pozicioni që ka në rënditje nuk i shkon për shtat edhe për shkak të organikës që ka. Ndeshje e rëndësishme që kërkon impenjim dhe vlerësim maksimal. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Gabim nesë e shohim 3-pikëshi mjaft të lehtë, duhet të mobilizohemi 100%”.
ECURIA – “E kam thënë dhe herë tjetër që pas ndeshjes me Partizanin kemi pasur si objektiv që ti marrim ndeshjet një e nga një dhe të mundohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. Deri tani ia kemi dalë duke fituar të gjitua ndeshjet madje dhe ato të kupës por na duhet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund për të arritur objektivat e klubit”.
RIVALËT – “Tashmë jemi më të qetë. Normalisht kur rivalët ishin të shkëputur me pikë shpresonim që të ndaleshin ato perveçse të fitonim ne. Pas barazimit të rivalëve në ndeshje direkte gjithçka varet nga këmbët tona ndaj na duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet. Ta them troç, kampionati varet vetëm nga ne. Gjithsesi nuk mendojmë për rivalët, ndeshja e radhës është mjaft e rëndësishme për ne. Ndeshjet i marrim një e nga një”.