Skuadra e Dritës në sezonin që sapo është mbyllur ka arritur të dalë kampione e Superligës së Kosovës, duke zhvilluar kështu një kampionat shumë të mirë. Për herë të parë një skuadër kosovare do të luajë në këto nivele edhe në Europë. Pikërishtë në datën 10 korrik do të jetë testi i parë ndaj skuadrës së Malmo.
Në një intervistë për Newsport.al, ish-lojtari i Laçit, Arbër Shala, i cili tashmë është bashkuar më kampionët e Kosovës shprehet se ata ndihen të gatshëm për këtë raund, pasi nuk do të jenë aspak një “kafshatë” lehtë për kundërshtarin. Më tej mbrojtësi shton që edhe pse është një një tjetër atmosferë, nuk e mohon se i mungon skuadra e Laçit.
– Si shkoi faza përgatitore e Dritës?
Faza pergaditore shkoj shumë mirë po për faktin se më shumë ishim të koncentruar në përgatitjet ndaj kundërshtareve dhe bëm një fazë të shkurtër. Do të thoja që ia dolëm shumë mirë, pasi arritëm një objetiv që kishim para. Pres më shumë nga ky grup dhe me trajnerin të arrijmë më shumë.
– Mendon se Drita në ndeshjen e parë në eleminatore do të marrë një rezultat pozitiv?
Sigurisht do bëjë më të mirën, pasi te Drita janë të angazhuar të gjithë. Nga kryetari, drejtori, menaxheri e të gjithë, sidomos trajneri me staf e lojtarët, që t’ia kthejmë futbollit kosovar traditën. Pse mos të fillloj historia me Intelekualët e Dritës?
– Cili është objektivi juaj në këto eleminatore?
Ekip i fort do te thoja per Malmon po nuk do ta ketë lehtë, pasi mendoj pse mos ta befasojmë, pasi nuk do të jemi “kafshatë” e lehtë.
– Cfarë mendimi ke për merkaton e skuadrës, ka ende nevojë për përmirësime?
Do të doja që brenda grupit të ketë konkurenc edhe më shumë, edhe pse merkaton e bënë mirë, pasi do vazhdojmë te ruajmë statusin e kampionit dhe do na duheshin më tepër cilësi.
– Të mungon Laçi?
Të them të drejtën po, shumë edhe Laqi edhe Superliga shqiptare. E ndiej mungesën e Lacit, por kështu e ka sporti.
– Si mendon për formacionin titullar, ndihesh gati për të mos patur konkurent, duke qenë se sezoni i ri po afron?
Jam i gatshëm çdo moment që të arrim objektivin që kemi para të bëjmë të fillojë historia me ne, por mirë është të kesh kokurent, sepse i bën mirë lojtarit.
– Si i keni marrëdhëniet me trajnerin e skuadrës?
Trajneri është shumë i afërt, bashkëpunimi është shumë i mirë.
– Mendon se skuadra do arrijë të përsëritë suksesin e sezonit që sapo u mbyll?
Pavarësishtë merkatos edhe te klubeve të tjera, mendoj që do kemi edhe më shumë sukses. /Nazif ZYLALI/