Mesfushori i Besës, Alked Celhaka, në një intervistë të dhënë për newsport.al ka folur për tema të ndryshme, duke filluar që nga ndeshja e fundit në Kavajë ndaj Bylis, merkaton, apo edhe arritjet personale.
Më tej, 24 vjeçari ka dy fjalë edhe për ish-skuadrën e tij, Tiranën, ku dhësiron jo vetëm që ta shoh gjithmonë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, por edhe duke luftuar për trofe.
– Kishit një ndeshje përballë një rivali direkt sikurse ishte Bylisi. Mund të na tregoni çfarë ndodhi?
Ishte një ndeshje tepër e rëndësishme. Ndeshje e cila luhet i gjithë sezoni, por për fat të keq gjërat nuk shkuan ashtu siç e prisnim.
– A ka kontestime nga ana juaj për vendimet e arbitrit?
Duhet ta vlerësonim më shumë si ndeshje. Duhet të sulmonim më tepër. Pavarësishtë për mënyrën si rrodhën gjërat.
– Domethënë ju po thoni që Bylis deri në atë moment po fitonte me meritë?
Shikoni, ndeshje të tilla janë shumë delikate dhe publiku është shumë i ndjeshëm. Nuk e kam për justifikim as për ne lojtarët dhe as për tifozët, por mendoj se arbitri duhet ta menaxhonte më mirë lojën. Në rast se do t’i referohemi rastit të golit nga kundërshtari, mund të jepej faull me favorin tonë fillimisht. Për fat të keq nuk ndodhi. Gjithashtu edhe tek rasti i kartonit të kuq ndaj mbrojtësit Danaj, mund të kursehej.
– Mendoni se kanë qenë vendime me dashje për t’iu dëmtuar ju?
Si pasojë e kësaj ndodhën edhe ato veprimet e shëmtuara. E cilësova edhe pak më parë, ajo ishte ndeshja e sezonit. Arbitri duhet të ishte më i kujdesshëm. Për një gjë jam i sigurt, që gjatë gjithë sezonit, nuk është se kemi patur mbështetje nga arbitrat.
– I frikësoheni ndonjë dënimi të ashpër të Disiplinës?
Lus Zotin të mos jetë ndonjë dënim i rëndë, megjithëse jam koshient që veprime të dhunës na çojnë në regres.
– A mund të cilësoheni jashtë garës për kampion, apo Besa do të luftojë deri në fund?
Përderisa na e lejon matematika ne nuk duhet të dorëzohemi. Megjithëse është shumë e vështirë, pasi humbëm një shans të artë.
– Në aspektin personal, cilat janë objektivat tuaj?
Çdo futbollist padiskutim kërkon më të mirën për veten e tij. Unë dëshiroj të luaj në një nivel më të mirë, shpresoj dhe besoj se në të ardhmen do ta arrij. Edhe trajnerët që kam punuar, gjithmonë më kanë vlerësuar për cilësitë e mia. Tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të punoj më më shumë për të rritur nivelin e lojës në aspektin personal.
– Keni patur ndonjë ofertë nga klubet e Superligës? Cilën skuadër do dëshironit për të luajtur në Superligë?
Të them të drejtën në fillim të sezonit, por gjithashtu edhe gjatë merkatos së janarit kam pasur bisedime, por që nuk arritëm akordin.
– Cilën skuadër do të preferonit nëse do të ishte në dorën tuaj për të luajtur?
Skuadrën që dua të luaj nuk mund ta them, nuk mund ta përcaktoj, pasi asnjëherë nuk i dihet. Po kuptohet që synoj ekipet e kreut.
– Tirana nuk po kalon një formë të mirë në Superiore në ndeshjet e fundit. Mendoni se bardhëblutë do shkojnë në Kategorinë e Parë, duke qenë se edhe ju keni qenë pjesë e këtij klubi?
Absoluitisht jo, nuk besoj të ndodhë dhe nuk dua të ndodhë diçka e tillë. Jo vetëm unë, por të gjithë duan që Tirona të jetë jo vetëm pjesë e Superiores, por të luftojë për kreun.
/Renaldo Gremi/