Emiljo Mejdani aktivizohet me skuadrën e Shkëndijes së Tiranës, njërës prej shkollave me traditën më të mirë të futbollit shqiptar që në vitet ’70, që ende vazhdon të furnizojë skuadra të kampionatit tonë. Mban numrin 10 në fanelë, njërin prej simboleve të lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Ai pati mundësinë të fliste për Newsport, ku rrëfeu hapat e parë në karrierën e tij si lojtar, edukimin e vazhdueshëm sportiv që vazhdon të marrë dhe pasioni për futbollin botëror, Tiranën dhe ëndrrën që të përfaqësojë Shqipërinë.
-Luan si mesfushor sulmues apo organizator?
Mesfushor krahu ose sulmues krahu.
-Prej sa vitesh e ushtron futbollin. Kush të ka nxitur?
Që në moshën 7 vjeç u bën rreth 11 vjet. Kur luaja futboll te lagjia 2 shok ishin në stërvitje, shkova i pashë. Dy ditë më vomë vendosa dhe unë të regjistrohesha te ekipi.
-Ke nisur me Shkëndijen e Tiranës?
Ka qenë një ekip në qytet Studenti me emrin “Tulipanët” presor Stefan Shuke
-Kur ke kaluar te Shkëndija?
Në moshën 14 vjeç, kur isha në vit te 1 gjimnaz. 15 vjeç. Diçka e tillë.
-Ke nisur shkollën e lartë apo je përkushtuar vetëm te futbolli?
Jam akoma te Shkëndija U19, viti i fundit, vit 4-t.
-Te Shkëndija cilën konsideron si avantazhin më të madh që keni ndaj ekipeve të tjera?
Punohet me profesionalizëm jemi grup i mirë që shkojmë mir me njëri-tjetrin dhe përkushtimi
-Trajnerët që të stërvisin janë të rreptë apo tolerantë?
Kemi fatin që jemi stërvitur me 2 trajner shumë të mirë si Luan Pinari dhe Ervin Bulku. Dhe janë shumë të hapur me ne lojtarët. Jashtë fushe jemi shokë dhe miq të mirë.Bëjmë ndonjë shaka. Në fushë pastaj jemi tepër serioz dhe të përkushtuar.
-Ndeshjet ku luani ndiqen shumë apo vijnë më tepër rreth familjar dhe shokë?
Përveç familjarëve dhe shokëve, kohët e fundit vijnë dhe trajnerë të ekipeve të moshave të Kombetares, trajnerë të ekipeve në Superligë që shohin për ndonjë lojtar.
-Të kanë bërë oferta ekipe të Kategorisë së Parë apo Superiore? Të kanë futur ne prove?
Akoma jo për monentin, por gjatë periudhës së merkatos verës edhe mund të kem diku një provë në Superligë ose jashtë.
-Në rolin që luan, më e rëndesishme është të shënosh apo të asistosh?
Për mua është të asistosh pasi mendoj nqs ti assiston dhe shënohet mund quhet le të themi goli juaj.
-Në Shqipëri futbollin e huaj e ndjekin më shumë se atë shqiptar. E ndjek Kategorinë Superiore apo s’të tërheq fare?
Është e vërtetë që i huaji ndiqet me shumë. Personalisht ndjek edhe ndeshjet e Superiores. Më tërheq këtë vit është bërë dhe më i fortë pasi gjithmonë shikonimSkënderbeun në vend të parë gjatë gjithë kampionatit
-Me kë bën tifozllëk në Shqipëri dhe jashtë?
Në Shqipëri jam tifoz i ekipit të Tiranës, kurse jashtë me Milanin.
-Mendon se Tirana do ia dalë këtë sezon?
Patjetër që po.
-Cili lojtar të pelqen me shumë te Tirana, në Superligë dhe jashtë?
Te Tirana Karabeci. Jashtë Neymar.
-Të pëlqen të jesh lojtar i devotshëm i vetëm një ekipi apo luan për çdo ekip të mirë që interesohet për ty?
Më pëlqen të provoj disa kampionate.
-Kush stil futbolli të tërheq gjermani brazilian, italian apo spanjoll?
Brazilian.
-Meqë jemi te Brazili, kë konsideron lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave qoftë te Brazil qoftë në histori?
Tani, Pele por unë nuk e kam arritur. Më pas Ronaldo dhe tani që është Neymar, nga Brazili.
Kurse në të gjithë historinë e futbollit, padyshim që është Messi.
-Po Kombëtaren e ndjek?
Po, patjetër që e ndjek.
-Nga këta që luajnë sot kë vlerëson sot si më të mirin?
Elseid Hysajn dhe Eros Grezdën.
-Ëndërron të luash për Tiranën? E ke qëllim në vete?
Po, dua që një ditë të luaj për Tiranën.
-Karrierën e kujt lojtari do të doje të kishe ose t’i ngjaje?
Patjetër që po. Po, do dëshiroja një karrierë të mirë
-Gjëja që të mërzit më shumë jane kritikat e trajnerit, humbja apo kur nuk luan ndonjë ndeshje mirë?
Humbja dhe kur bëj një ndeshje të keqe më pas trajneri i ka gjithmonë kritikat për të mirë që të përmirsohem më shumë.
-Cila është ambicia jote më e madhe si lojtar?
Të luaj për Kombëtaren e madhe dhe të luajë jashtë vendit.
-Cili futbollist të frymëzon më shumë?
Më shym me frymëzon Neymar.
-Kujt ia di më shumë për ndër që je bërë futbollist?
Trajnerëve me të cilët jam stërvitur. /Dario Velaj/.