Suad Sahidi ishte një prej largimeve të fundit nga radhët e Skënderbeut. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ka vonuar shumë dhe ka firmosur me ekipin e ri në Greqi, Larisën. Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al. 23-vjeçari ka zbuluar disa detaje interesante.
Sahiti ka zbuluar arsyen e largimi nga klubi korçar dhe detajet e marrëvshjes së re me klubin grek. Mesfushori nuk kishte si të mos prekte temën e përfolur ditët e fundit, lidhur situatën e krijuar me Idriz Bathën, ish-lojtarin e Partizanit që firmosi me Larisën, klub të cilit i është bashkuar së fundmi Sahiti, por që nuk mundi të vazhdojë më tej për shkak të shqiponjës që ishi i “Demave” kishte bërë në një foto që kishte publikuar në rrjetet sociale.
– Së fundmi keni nënshkuar një kontratë të re me klubin e Larisës në Greqi, përshtypjet e para?
Po kam nënshkruar dhe ndihem i lumtur për këtë hap timin që kam bërë në karrierë.
– Nga Korça në Greqi, a ishte kjo mundësia e vetme që iu ofrua në këtë merkato apo patët luksin të zgjidhnit?
Po është e vërtetë, kam patur edhe disa interesime të tjera, mirëpo vendosëm me menaxherin tim që të vinim këtu.
– A mendoni se në Greqi do keni mundësi të tregoni më të mirën tuaj në aspektin profesional?
Mendimi im është që po, mirëpo duhet shumë punë sepse është një kampionat shumë i fortë.
– Klubi me te cilin ju keni firmosur se fundmi arriti një marrëveshje me Idriz Bathën por e anuloi në minutën e fundit. Shkak ishte shqiponja, çmendim keni, duke ditur që dhe ju jeni shqiptar?
E vërtetë! Kur kam ardhur këtu më kanë pyetur për Bathën dhe kam folur shumë fjalë të mira për të. Mirëpo çfarë ka ndodhur pastaj nuk e di sepse nuk më takon të përzihem në ato punë.
– Ju Suad ishit një prej shumë largimeve që ndodhën në Korçë pas vendimit të CAS-it, a ndikoi ky vendim në lidhje me lëvizjen tuaj?
Po, jam largur nga Skenderbeu. Duhet të theksoj që nuk ka qenë kjo arsyeja që jam larguar. Dëshira ime ka qenë që unë të ndërroj ambient dhe ashtu ndodhi.
– A ka mbetur diçka peng mes teje dhe klubit të Skenderbeut tani që jeni larguar?
Jo! Skënderbeut i uroj vetëm të mira pasi aty kam kaluar një vit shumë të mirë.
– Dy fjalë për tifozët korçarë?
I përshendes të gjithë tifozët sepse meritojnë respekt të madh ata çuna.
– Diçka të fundit për tifozët e Larisës, çfarë kërkoni nga ata?
E di që kanë tifozeri të zjarrtë dhe i pres në të gjitha ndeshjet qe të na përkrahin dhe të shkojmë drejt suksesit he plotësimit të objektivave të klubit. /NEWSPORT.AL/