Kampionati i Superligës do edhe 3 javë që të përfundojë edhe gara është e ashpër sidomos në luftën për mbijetesë. Në një intervistë për Newsport.al flet Dritan Dervishi. Ish-drejtori i Partizanit analizon kampionatin shqiptar ku ndalet veçanërisht te të kuqtë, por nuk lë pa përmendur as Vllazninë, Tiranën dhe Skënderbeun. Gjithashtu ai shpreh gatishmërinë për tu kthyer në kampionatin shqiptar në rast se për të paraqitet një projekt serioz.
– Dritan, jeni një njohës i mirë i kampionatit shqiptar. Si e analizon situatën në të cilën gjendet Superiorja? Tre skuadra në luftë për Europën dhe tre të tjera për të qëndruar në Superiore.
Superliga është një kampionat shumë i ekulibruar , i fortë nga ana fizike taktike , por lë për të dëshiruar nga ana teknike që përbën bazën për të ofruar një spektakël për futbolldashësit. Kemi të bëjmë me një kampionat cilësor, por që po shkatërrohet nga polemikat e shumta. Nuk duhet toleruar më dhuna ,duhen përjashtuar ata që e nxisin dhe arbitrat duhet të jenë më seriozë në gjykimet. Duhet nje frymë e re pasi kështu po shkatërrohet futbolli !
– Skënderbeu u shpall kampion. Mendon, meritë e korçarëve apo një kampionat pa rivalë për të?
Skënderbeu është skuadra që ka në ekip shumë lojtarë cilësor, por mos të harrojmë dhe boshtin e veteraneëve që ka, . Nuk mungojnë rivalët per ta përballuarSkënderbeun , por mungon programi nga ana e kundërshtarëve.
– Partizani shpenzoi shumë në merkaton e verës, por edhe në atë të dimrit, që normalisht kjo ka ndikuar negativisht në financat e klubit. A vepruan saktë drejtuesit me afrimet e bëra?
Te Partizani nuk kanë munguar kurrë financat, por u gabua në zgjedhjen e drejtuesve, trajnerëve dhe lojtarëve të rinj. Në janar u përmirësua skuadra , por futbolli mëson që është e lehtë të blesh lojtarë cilësor, por shumë e vështirë të bësh grup fitues. Partizani e kishte, por e shkatërroi këtë bazë që u ndërtua me mundim nga presidenti.
– Çfarë mendon se nuk shkon në klubin e Partizanit?
Vazhdimësia , futja e frymës pozitive, lojtarët duhet të ndihen të qete dhe të mbrojtur. Jo çdo rezutat negativ i faturohet atyre. Duhen njerëz që dinë të krijojnë një ekip që lufton për të arritur objektivin dhe jo drejtues dhe lojtar mercenarë.
– A duhet të ndryshohet rrënjësisht sërish skuadra?
Jo në asnjë mënyrë.
– Veç Partizanit, njeh mjaft mirë edhe Kukësin. Me trajnerin Pacult, verilindorët kanë bërë mirë. Meritë e drejtorit Nexhipi apo e presidentit Gjici?
Gjici është çelësi suksesit i kësaj skuadra, ai jeton për të arritur objektivat me çdo mënyrë.
– Në këndvështrimin tënd, me organikën që ka në përbërje, cili ekip duhej të ishte më lart në renditje? Mendoj Partizani, por dhe Vllaznia nuk është për atë vend në renditje.
– Në skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, fatkeqësisht është edhe Vllaznia. Çdo vit e njëjta histori. Çfarë duhet të ndryshojë në klubin shkodran?
Te Vllaznia nuk funksionon klubi pasi financat nuk i kanë munguar , por aty duhen njerëz që kanë në zemër Vllazninë, jo të mbushin xhepat me lekët e taksapaguesve shkodran. Dhe stafi teknik ka faj se janë marrë më shumë me shoë nëpër tv dhe site se sa te mendojn si ta shpetojnë skuadrën nga kjo situatë dramatike.
– Tashmë fati i tyre nuk varet më nga duart e tyre. A beson se do të qëndrojë në elitë?
E ka të vështirë , por lojtarët s’duhet të dorëzohen deri në minutën e fundit. Mendoj se me Cungun kjo skuadër do kishte shpëtuar me kohë.
– Nëse do të ishe drejtor i Vllaznisë, cili është hapi i parë që do të merrje sigurisht nëse do të kishe mbështjetjen e plotë të presidencës?
Te krijoja një klub profesional me njerëz që kanë dëshirë dhe entuziazëm. Që të punojnë për këtë emër të madh. Pastaj në Shkodër duhet të dish të sjellësh entuziasëm dhe shpejt tifozët bëhen një me skuadrën.
– Vllaznia lufton për mbijetesë, ndërsa Tirana është skuadra që është ngjitur. Si e parashikon sezonin e ardhshëm për bardheblutë?
Tirona është kantier i hapur. Asnjëherë nuk merret vesh çfarë ndodh , çfarë strategjie kanë, kush drejton nga ana sportive , kush bën merkaton, kush bën kontratat ,pasi aty calon prej vitesh ai klub.
– Disiplina e dënoi me 3 pikë minus. A beson se 24-herë kampionët e vendit rrezikojnë sërish zbritjen? Do ishte në tragjedi për tifozat e Tirones, nuk e meritojnë, por nuk besoj që rrezikojnë.
– Rikthehemi pak te Skënderbeu. Korçarët treguan edhe një herë që janë kampionët europianë të Superligës sonë. A mendon se ky Skënderbe do të shkojë larg apo CAS-i do t’ia lërë rrugën në mes?
Nuk diskutohet Skenderbeu si grup lojtarësh ose si staf teknik që pa asnjë lloj dyshimi e meritojnë kampionatin pasi janë më të mirët,por deri në këtë moment që flasim klubi korçar është i dënuar rëndë nga UEFA dhe nuk mund te jetë i qetë. Akuzat për Skënderbeun janë të rënda , por të presim dhe pastaj do flasim , në CAS do marrin ate që meritojnë.
– Shumë lojtarë që kanë spikatur këtë vit në Superiore. Si e vlerëson Gurin dhe Abazajn?
Për Gurin isha i bindur që do arrinte aty ku është pasi e njoh prej dy vjetësh , që kur e kam parë herën e parë kur Marini ma sinjalizoi isha i bindur që ka ADN kampioni. Do të ishte blerja parë te Partizani. Abazaj shumë lojtar i talentuar.
– Po, Sowe-në e Skënderbeut?
Te Skënderbeu, Guri do të bënte 20 gola me shume , Sowe është një lojtar normal, jo një kampion.
– A mendon një rikthim në Superiore?
Unë jam profesionist dhe po të vijë një projekt do ta studioj, do të mendohem e do vendos, pasi nuk dua të vij aty për një rrogë. /Retin TOKA/