Në fundjavën e kaluar Besa kishte ndeshjen që mund të vendoste fatin e sezonit. Sfida përballë ballshiotëtve ishte deçizive pasi në rast të një fitoreje, kavajasit do të kalonin në vendin e parë në renditje. Një ndeshje që nuk u mbyll për shkak të dhunës ndaj arbitrave që vendosën të mos dilnin më në fushë për të rinisur takimin. Në një intervistë për Neësport.al ka folur dhe mesfushori i Besës, Sokol Mziu. 31-vjeçar u bashkua me skuadrën gjatë merkatos së janarit për të arritur objektivin që ishte ngjitja në Superligë sezonin e ri. Mziu ka folur rreth ndeshjes ndaj Bylisit, gabimet e arbitrit, të ardhmen dhe në fund një koment për Kastriotin, skuadër në të cilën ishte pjesë dy fazat e para.
Sokol kishit nje ndeshje deçizive ndaj Bylisit çfare ndodhi?
Me të vërtetë ishte ndeshja qe ne e pritëm me padurim dhe duhet të tregonim se e meritonim Superligen, por presioni i lart që patëm plus edhe arbitrimi deri diku ndikuan që ne të mos ishim në lartësin e duhur.
Mendoni se arbitrimi ka qenë tendecioz ndaj jush?
Nuk di ta them ishte tendencioz apo gabime njerëzore, por ne dy raste ka gabuar. Dy raste decizive per ndeshjen.
Në cilat raste pretendoni ju? Nuk e di nëse e keni pare moviolen?
Unë mendoj në rastin e golit nga ana e Ballshit aksioni ka nisur nga nje faull (mendimi im) edhe në rastin e kartonit të kuq mendoj se lojtari i Besës nuk e ka bërë me qellim atë ndërhyrje, por ne nuk duhet t’ia lem gjithçka gjykimit kishim edhe futbollistet fajet tona.
A eshte dorezuar Besa per titullin apo do te luani deri ne fund te kampionatit?
Dorëzuar jo por shanset janë venitur pak tani. Me këtë hap fals gjithçka është në doren e Bylisit nëse ata gabojnë gjatë rrugës, uroj të mos gabojmë ne.
I trembeni një dënimi të ashpër nga Disiplina?
Për pjesën e ngjarjeve të shkaktuar nga ana tifozëve besoj se disiplina do marrë masa, por besoj do jenë denime fushe nuk do ketë ndonjë denim drastik.
Në aspektin personal cili është objektivi juaj?
Kam një kontratë deri në fund të sezonit me Besen, gjatë verës do shikoj edhe do vendos se çdo bëj për të ardhmen. Normalisht që ekipi i parë që do bisedoj për vitin e ardhshem do jetë Besa
Nje koment per Kastriotin pasi keni qenë pjesë në dy fazat e para. Mendoni se mund të shpëtojnë në fund te sezonit?
Kastrioti rrugën për të shpëtuar e ka shumë të vështirë gjithsesi ka treguar se mund te fitojë ndeshje kur nuk e pret. Kshu qe nuk është çudi nëse do shpëtonte.
Renaldo Gremi/