Pamela Shanaj, vajza 21-vjeçare që bën ndeshjet në Gjermani dhe merret me kick box, në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer se si i lindi dëshira për tu marrë me këtë sport, kush ishin ata që e mbështetën dhe çfarë mendon ajo për të ardhmen. Gjithashtu Shanaj ka shprehur kënaqësinë që ajo provon teksa stërvitet me vëllezërit Keta. Ëndrra për të është të bëhet kampione absolute.
– Si e keni nisur këtë sport?
Që kur kam qenë e vogël shikoja filma me ndeshje boksi dhe gjithmonë ëndërroja të isha dhe unë pjesë e ringut derisa e mora vendimin që ta vazhdoja.
– Kush ju shtyu që te futeshit në këtë sport?
Nuk mund të them se më ka shtyrë njeri , kam qenë pikëisht unë vet që e doja këtë sport.
– Kush ju mbështeti?
Mbështetja e parë ka qenë vëllai im, ai filloi të më stërviste kur isha më e vogël, gjithashtu dakord ishte dhe familja ime.
– Kush ju kundërshtoi?
Ka qenë një pjesë e shoqëris që më kundërshtonin për vendimin që kisha marrë , disa më thonin që nuk është mirë sepse do dëmtohem, ndërsa disa të tjerë nuk besonin se mund të arrija të bëja ndeshje.
– Sa të veshtirë e ka Pamela të merret me kick box dhe box?
Për mua është pasion, nuk e kam aspak të vështirë, por është kenaqësi.
– Ky është pasioni jot?
Sigurisht që po e thash dhe më lart që ky është pasioni im.
– Do ta vazhdosh më tej?
Për momentin jam akoma e mendimit që do ta vazhdoj si profesion.
– Ndeshja e parë si ka qenë për ju?
Ndeshja e parë për mendimin tim ka qën ndeshja më e bukur … para se të ndeshesha mendoja se do kisha shum emocione, por kur jam futur në ring jam fokusuar vetëm tek kundërshtarja dhe udhezimet që më thonte trajneri im.
– Si është të punosh me vëllezërit Keta?
Për mua të punoj me vëllezrit Keta është një nder i madh , përvecse sportista shumë të mirë jan dhe njerëz shum te mirë … për mua është si një familje e dytë.
– Për kë flamur garoni?
Mbështetem nga Federata Gjermane, por sigurisht në ndeshje gjithmonë shfaqet flamuri i Shqipërisë.
– Po në opinionin publik si ndjeheni kur u thua se merreni me kick box?
Absolutisht kur tregoj që merem me kick box ndihem shumë mirë pasi jam e dashuruar pas këtij sporti.
– Femrat janë të prirura për not, basket, voley, ti pse këtu?
Dhe unë jam marrë me sporte të tjera si voley dhe basket, por kur provova kick boxin e kuptova që ky ishte sporti im.
– Si e parashikon të ardhmen?
Shpresoj një kampione e ardhshme.