Merkatoja e janarit po afron dhe është muaj në të cilën menaxherët vihen në lëvizje për të sistemuar lojtarët e tyre. Nëse ke një menaxher të sukseshëm, atëherë do të kesh dhe një ekipë të mirë, padyshim që dhe talenti nuk duhet të mungojë. Kjo është vërtetuar nga shumë transferime të lojtarëve të ndryshëm në ekipe elitare në Europë. Ka shumë vite që jeton dhe punon në Itali, ka arritur të transferojë shumë lojtar shqiptar në kampionatin italian, por edhe në shtete të tjera.
Ishte ndër të parët që bëri të mundur ardhjen e Gianni De Biasit te Kombëtarja kuqezi. Bëhet fjalë për Sokol Haxhia që është njëkohësisht dhe menaxheri i Armando Vajushit, Emanuele Ndoj sa për të përmendur disa emra. Nuk ishte aspak e lehtë t’i merrje një intervist pasi gjithmonë e gjen në lëvizje, është mëse normale pasi kjo është puna e një menaxheri, të gjejë skuadrën e duhur për lojtarët e tij. Në një intervistë Eksluzive për Newsport.al Haxhia rrëfen për punën e tij si menaxher, një transferim të mundshëm të Vajushit në Rumani, për Superligën shqiptar si dhe për Panuccin dhe Kombëtaren.
– Sa e vështirë është puna e një menaxheri?
Është e vështirë, por dhe një punë me shumë adrenalinë sepse prej punës tonë varet e ardhmja e lojtarëve që ne menaxhojmë. Nuk është e thjesht të lidhesh tre pjesët siç janë skuadra që kërkon të blejë futbollistin, skuadra që shet dhe dëshira e lojtarit. Është gjithashtu e vështir pasi puna jonë nuk vetëm si menaxherë për ti gjetur skuadër futbollistëve, por duhet ti qendrosh cdo ditë te koka, ti ndihmosh në momente të vështira dhe ti japësh gjithmon këshillat e duhura që ata të kenë suksese.
– Sa futbollist menaxhoni aktualisht?
Për momentin menaxhoj rreth 15 futbollistë.
– Vajushi flitet se mund të kalojë në Rumani, sa i vërtetë është ky lajm?
Për momentin nuk mund të flas për merkaton, jemi në tratativa si për Vajushin ashtu edhe për shumë lojtar të tjerë në shumë ekipe, por sikur sjell ters ta përmendësh diçka dhe pastaj mos të arrihet prandaj nuk më pëlqen të flas përpara kohe.
– E ndiqni Superligën shqiptare?
Kampionati shqiptar e ndjek shume sepse ndjek lojtarët që luajnë aty, dhe për mendimin tim skuadra që tregon më tepër stabilitet është Partizani, pastaj un jam tifoz i Partizanit dhe shpresoj që të fitoj titullin. Por edhe Flamurtari, Skënderbeu, Kukësi janë skuadra të forta, kampionati është i gjatë dhe nuk i dihet. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur deri në mbylljen e sezonit.
-Një mendim për trajnerin Panucci dhe Kombëtaren?
Trajneri Panucci ka kaluar një moment të vështirë, jo prej aftësive të tij, por sepse Kombëtares i mungonin disa lojtarë kyç dhe ne nuk kemi luksin e Italis, Spanjës, Anglisë që po të na mungojn 3-4 lojtarë mund ti zëvëndësojmë pa patur probleme. Pastaj ka provuar të rinovojë skuadrën dhe ndonjëherë ka pasur reuzultate negative vetëm sepse në fushë kanë qenë shumë futbollist të rinj që nuk njiheshin shumë më njeri tjetrin.
– Sa shanse ka Shqipëria të kualifikohet në Europian duke parë dhe kundërshtarët?
Për mendimin tim shanset tona për kualifikim janë të vogla duke parë kundërshtarët që kemi përballë. Kemi 30% shanse të kualifikohemi sërish në Europian, por në futboll asnjëherë nuk i dihet ka gjithmon supriza dhe shpresoj që në fund të kualifikohemi ne./Renaldo Gremi