Interi dhe Parma takohen pas 3 vitesh në San Siro. Ndeshja po luhet aktualisht dhe shifrat po qëndrojnë të pandryshuara 0-0.
Por Parma është një rival ndaj të cilëve zikaltërit kanë kujtime të hidhura. Në sezonin 2014/2015 skuadra nga Emilia-Romagna i shkaktonte në atë kohë Roberto Mancinit një nga rezultatet më zhgënjyese. Dhe “fajtor” për këtë gjë ishte Andi Lila, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm me kokë duke kaluar Parmën në avantazh. Fredy Guarin do të barazonte shifrat duke dalë kokëulur nga shtëpia mitike e futbollit Italian.
Por kjo ndeshje nuk e fshiu dot shkatërrimin dhe rënien e skuadrës nga Seria A. Pas 3 vitesh Parma do të luftojë që këto plagë të mos hapen prapë.