Interi duket se është në kërkim të një mbrojtësi në këtë merkato vere. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë kthyer sytë nga lojtari kroat, Sime Vrsaljko. 26-vjeçari i cili është pjesë e Atletiko Madridit duket se është në pritje të fjalës së fundit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, thuhet se drejtuesit e Interit kanë ofruar 5 milionë euro për shërbimet e kroatit me të drejtë blerje, moment në të cilin duhet të depozitojnë edhe 11 milionë euro në arkat e klubit spanjoll.
Nuk dihet nëse drejtuesit e Atletikos do dakordësohen me këtë marrëveshje, gjithçka pritet të mësohet orët në vijim, kur të jetë marrë dhe vendimi përfundimtar lidhur me këtë çështje.