Interi do të luajë kundër Romës në kuadër të javës së 26-të të Seria A. Këtë të diel, qendërmbrojtësi Jao Miranda nuk do të jetë titullari në fushën e blertë pas plotësimit të numrit të kartonëve.
Një mungesë e rëndësishme ky për trajnerin e Interit, i cili po kalon një formë të mirë. Sipas “SkySports”, vendin e tij pritet ta zërë Danilo D’Ambrosio që do të formojë prapavijën së bashku me Medel dhe Murillon. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për zikaltërit, pasi lufton për të zënë vendin e tretë në mënyrë që të shkojë në Champions League.