Nesër luhet java e 6-të, e grupeve në Champions League. Një nga ndeshjet me shumë interes do të jetë, ajo mes Barcelonës dhe Tottenham-it. Në rast se anglezët do të fitojnë do jenë ata që do të kualifikohen në fazën tjetër duke lënë jashtë Inter-in.
Italianët në këtë ndeshje do t’i falen Barcelonës, për një rezultat pozitiv, i cili do t’i kualifikonte ata në 1/16-tat. Ernesto Valverde, trajneri i katalanasve ka folur përapa mediave, në kuadër të ndeshjes së nesërme.
Ai ka thënë: “Do të bëj disa ndryshime. Lojtarët që kanë patur probleme për shembull si Luis Suarez, nuk janë në planet tona për të luajtur dy ndeshje radhazi. Kur të shihni formacionin do të kuptoni nëse do të luajë Messi. Interi nuk duhet të shqetësohet për ne, duam të fitojmë, por nëse ata do të kishin mposhtur Tottenhamin, nuk do të ishin në këtë gjendje tani”.