Mbrëmjen e sotme në Seria A, është lujatur supersfida mes Lazios dhe Interit e vlefshme për javën e 10-të. Interi dominoi lojën që nga minuta e parë dhe me meritë fitoi, me rezultatin 0-3. I pari që hapi serinë e golave ishte Mauro Icardi , në minutën e 29-të të takimit. Pa u mbyllur pjesa e parë në minutën e 41-të ishte Brozoviç ai që dyfishoi.
Ndersa fjalën e fundit e tha sërish Icardi me golin e tij të dytë presonal dhe të tretin për ekipin. Me këtë fitore Interi, kapi Napolin e vendit të dytë duke e barazuar në kuotën e 22 pikëve. Kjo ndeshje ishte shumë e veshtirë për Strakoshën, I cili vuajti në portën e lacialëve.