Ndeshja e mbrëmshme Inter-Sasuolo ishte mundësia e fundit që Interi të “luftonte” deri në fund për një vend për në Champions League. Kur të gjithë prisnin që zikaltrit të triumfonin, ka ndodhur komplet e kundërta. Miqtë “shokojnë” stadiumin “San Siro”, duke fituar në fund me rezultatin 1-2.
Tashmë përfundimisht mund të themi që skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti do e mbyllë kampionatin në vendin e 5-të. Kapiteni i Interit, Mauro Icardi pas ndeshjes ka deklaruar se e ardhmja do të vihet në pikëpyetje.
“Do të flas me drejtuesit dhe do të vendosim nëse do të qendroj apo do të largohem”. Jemi shumë pranë hapjes së merkatos dhe nga Spanja janë shumë të interesuar për shërbimet e sulmuesit. Real Madrid prej kohësh e vuan mungesën e një “top sulmuesi” dhe argjentinasi shihet si një kandidat i mundshëm.