Inter kërkon dy përforcime të mëdha gjatë merkatos së verës. Zikaltërit planifikojnë përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
“Tuttosport” raporton se “Nerazzurrët” janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për dy përforcime.
Inter kërkon transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan për 60 milionë euro.
Kurse, në listën e blerjeve të klubit milanez është edhe mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, për të cilin Inter është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro.