Inter kërkon Federico Bernardeschi-n nga Fiorentina.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit zikaltër kanë ofruar 35 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar.
Por, Fiorentina kërkon më shumë për kartonin e sulmuesit.
Klubi ‘vjollcë’ ka kërkuar 50 milionë euro për Federico Bernardeschi-n, i cili është gjithashtu në monitorimin e Juventusit.