Interi në ndeshjet e fundit ka arritur të bëjë shumë mirë, duke marrë disa fitore radhazi, si në kampionat ashtu edhe në Champions. Megjithatë, sikurse raporton “Tuttomercato”, zikaltërit po mendojnë për një rinovim të kontratës me mesfushorin kroat Marcelo Brovoziç, i cili shihet si një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Luçiano Spallettit.
Firma e re pritet të zgjatet deri në vitin 2022 me një pagë prej 3 milion euro në sezon, por mbi të gjitha një klauzolë 60 milion euro që mund të transferohet vetëm jashtë Italisë, që do të thotë se në “Seria A, nuk mund ta blejë asnjë skuadër.