Sipas raportimeve më të fundit të “TuttoSport”, Interi ka shënjestruar mbrojtësin anësor të Volfsburg, Rikardo Rodriguez si një përforcim për merkaton e janarit.
Zviceriani është tipi i lojtarit që i duhet Interit dhe drejtuesit e klubit zikaltër pritet të bëjnë një ofertë zyrtare për të.
25 milionë euro raportohet nga “TuttoSport” se do të jetë oferta që Interi do t’i bëjë Volfsburgut për të blerë Rikardo Rodriguez. Por, vështirë se skuadra gjermane do të preferojë të privohet nga një tjetër “yll” pas shitjes së Julian Drakslerit te PSG pak ditë më parë.