Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dhënë një prononcim për Supersport, para finales së Kupës së Shqipërisë, kundër Laçit, që do të luhet ditën e diel.
Daja ka thënë për se Laçi është ekip i fortë, por jo për Skënderbeun, që do kërkojë të fitojë nesër.
“Laçi është surpriza e kampionatit, jo për Europa Leaguen, por pasi është një grup i formatuar, ku pjesa më e madhe janë lojtarë të rinj, të ndërthurur me disa lojtarë me eksperiencë. Do thoja që është e vështirë, por jo e pamundur për një ekip si ne.
Skuadra është e lodhur, bashkë me ta dhe ne. Lodhja mendore është më e madhe se lodhja fizike, gjithsesi të mbarojmë Kupën dhe të shijojmë pushimet.
Jam krenar për rezultatet, por nuk është vetëm Ilir Daja. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, këtë e kam thënë edhe kur fitova titullin me Elbasanin.”