Trajneri Ilir Daja tashmë është larguar nga stoli i Tiranës, ndërsa në një prononcim për newsport.al, ai shprehet se ky ka qenë një vendim i presidentit Refik Halili dhe jo i tiji.
Ndër të tjera ai i ka uruar suksese ekipit bardheblu, ndërsa ka pranuar se pas disa ditëve pushim do të jetë sërish aktiv në futboll, por pa treguar se në stolin e kujt skuadre do ta shohim në vijim.
“Nga sot nuk jam më trajner i Tiranës. I falënderoj lojtarët dhe stafin dhe i kam uruar suksese për në vazhdim.
Më vjen keq për këtë ndarje pasi ky ekip është brenda objektivave. Kam 2 muaj që punoj me këtë grup të formatuar. Jam ndjerë i vlerësuar që kam qenë trajner i Tiranës. Më vjen keq pasi e di që ky ekip do i arrijë në fund objektivat e vet. Ka lojtarë cilësorë dhe ka një grup të mirë. I uroj vetëm suksese trajnerit që do të marrë vendin tim, ashtu si dhe familjes së madhe bardheblu, gjithmonë suksese. Largimi im ka qenë një vendim i presidentit, jo i imi. Unë e kam marrë me qetësi.
Tani do të marr disa ditë pushime dhe më pas do jem gjithmonë pranë futbollit”, tha Ilir Daja për newsport.al.