Mauro Ikardi nuk është më kapiteni i Interit. Një vendim i drejteusve ditën e sotme ka bërë që sulmuesit t’i hiqet shiriti i kapitenit dhe t’i jepej portierit Handanoviç. Por nuk mbaron me kaq, pasi Ikardi nuk u përfshi as në listën e lojtarëve që do të udhëtonin për transfertën ndaj Rapid e vlefshme për Europa League. Në lidhje me këtë çështje ka folur dhe trajneri Spalleti i cili në konferencën për shtyp është shprehur se ky ka qenë një vendim i përbashkët mes tij dhe drejtuesve.
” Vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit Ikardit ishte i vështirë, i dhimbshëm, por i përbashkët. E kemi marrë për të mirën e Interit . Jashtë skuadrës ndaj Rapid? Jo nuk ishte vendimi im për ta lënë jashtë, ishte ai që nuk dëshironte të vinte me ne. Ishte i ftuar, por vendosi të qendronte në shtëp”, u shpreh ndër të tjera Spalleti. Një situat aspak e mirë për zikaltërit që pas rezultateve që mungojnë në fushën e lojës tashmë kanë edhe çështje të tjera për të zgjidhur jashtë saj.