Interi arriti që të gjejë fitoren e dytë në kampionat, duke arritur në kuotën e 7 pikëve, 3 më pak se napoli kryesues. Kjo situatë është pritur mirë nga i gjithë ambienti zikaltër, sidomos pasi kanë mundur një rival të fortë dhe të përjetshëm si Juventus.
Mauro Icardi ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka shprehur fjalë pozitive për punën e trajnerit, ndërsa kërkon vazhdimësinë në lojë dhe rezultate. “Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si ndaj Juves, në fund do të jemi të gjithë të lumtur”.
“Nganjëherë futbolli është shumë i vështirë për trajnerët. Por, trajneri na ka dhënë zemër që nga ardhja e tij. Ai na ka dhënë liri në fushë dhe dëshiron që të bëjmë lojë sulmuese. Sot treguam se me këtë skuadër mund të arrijmë diçka këtë sezon. Jemi të lumtur me këtë paraqitje dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Për të fituar ekipi duhet të bëni edhe asistime. Jam i lumtur”, përfundoi Mauro Icardi.