Mauro Icardi mund të largohet nga Interi. Sulmuesi i zikaltërve po sheh mundësinë për t’u transferuar nga Seria A te PSG. Skuadra franceze ka shfaqur interes për sulmuesin e argjentinas, pasi tashmë cilësitë e tij njihen.
Në merkaton e verës së ardhshme pritet që drejtuesit e ekipit francez t’i bëjnë një ofertë Icardit, megjithatë deri në qershor ka akoma kohë. Duhet theksuar fakti që nëse Interi arrin të kualifikohet në Champions, gjasat janë që Icardi të qëndrojë. Megjithatë gjithçka do të mësohet në verën e ardhshme.