Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se Manchester United nuk do të ndalet në fitoret e tij. Suedezi ishte mbërmjen e djeshme vendimtar duke arritur të shënojë dy gola ndaj Southampton. Skuadra e Mourinhos është duke përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe për këtë shtatalarti i sulmit ka deklaruar që fitoret e “Djajve” do të vijnë njëra pas tjetrës.
“Po ngrihemi përditë e më shumë”, tha Ibrahimovic.
“Ishte ndeshja e parë në shtëpi dhe e fituam. Është një fillim i mirë. Duhet të mësohemi me fitoret sepse pjesa mendore është gjithmonë e rëndësishme siç është edhe ajo fizike,” përfundoi suedezi.